Telegrafi

Bebe Rexha mbush shportën plot për festat e fundvitit

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, BebeRexha, duket se ka filluar përgatitjet për festat e fundvitit.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram së fundmi një fotografi, ku shfaqet duke pozuarsupermarket, me shportën e mbushur plot për festat e fundvitit.

E shoqëruar nga qeni i saj, Bear, Rexha thotë se ka kaluar një ditë të këndshme, ndërsa shihet se nuk ka kursyer asgjë për më të dashurit e saj.

“Blerje për pushime”, ka shkruar artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Lexo po ashtu Speciale: Vizita e Bebe Rexhës në Shqipëri - Nga iniciativa për të ndihmuar vendin amtar, dëshira për ta vizituar Kosovën e deri te krenaria e një ylli botëror me origjinën e saj

Kujtojmë që e njëjta së fundmi shënoi një tjetër sukses në karrierën e saj, duke arritur shifrën e 10 milionë fansave në rrjetin social Instagram.

Ajo gjithashtu vizitoi pas një kohe të gjatë Shqipërinë në fillim të këtij muaji, ku u njoh nga afër me disa prej familjeve të prekura nga tërmetet e fundit që goditën vendin. /Telegrafi/