Site icon Telegrafi

Bebe Rexha lajmërohet nga spitali: Jam mirë, faleminderit Zotit

Bebe Rexha (Foto: Rick Diamond/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë bashkëpunimin më të ri me The Chainsmokers.

Më 31 maj është data e lansimit të kësaj kënge, e cila po pritet me padurim nga fansat e të dy palëve.

Bebe Rexha ndërkohë vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, duke ndarë çdo ditë me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, artistja publikoi në InstaStory një fotografi ku shfaqej në spital, e veshur me rroba spitali.

Lexo po ashtu Bebe Rexha kundër ‘photoshop'-it: I dua të pasmet e mia të mëdha, nuk kam ndërhyrje dhe kam frikë nga "brisku"

“Jam mirë, faleminderit Zotit”, ka shkruar Rexha përbri fotografisë, duke mos dashur të zbulojë se çfarë ka ndodhur.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Ajo nuk ka bërë të ditur nëse ka pasur ndonjë problem shëndetësor, apo paraqitja e saj me këto rroba është ndonjë skenë e klipit të ri.

Sido që të jetë, fansat duken të qetësuar dhe të lumtur për këngëtaren, përderisa ajo iu thotë se është në gjendje të mirë. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version