Site icon Telegrafi

Bebe Rexha kërcen me këngën e Encës, kjo e fundit i kërkon duet

Foto: Enca Haxhia/Instagram/Getty Images/Guliver

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është e pëlqyer anë e kënd globit, e në veçanti nga shqiptarët.

Së fundmi, ajo ndodhet në Kanë të Francës për eventin e “NRJ Hit Music Only”.

Në po të njëjtin event, ndodhet edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Dua Lipa.

Bebe Rexha është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, teksa vetëm pak orë para eventit vendosi të ndajë me ta një video nga përgatitjet që po bënte për paraqitjen e saj sonte.

Lexo po ashtu Dua Lipa dhe Bebe Rexha mahnitin me paraqitjen e tyre në Kanë, takojnë njëra-tjetrën në eventin “NRJ Music Awards”

Ndërkohë teksa bëhej gati në dhomën e hotelit, Bebe Rexha ka parapëlqyer të vallëzojë dhe tëgjojë pak këngë shqip.

Në videon e publikuar në InstaStory, artistja shqiptare shfaqet duke kërcyer nën ritmet e këngës “Bow Down”, të kënduar nga Enca dhe Noizy.

Me të parë këtë postim të saj, Enca vendosi që ta rishpërndajë videon e Bebe Rexhës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke i shkruar se sa shumë e do, dhe duke i kërkuar madje edhe një duet së bashku.

“Kur po e bëjmë ‘zhurmën’ më të madhe shqiptare bashkë? Bebe Rexha të dua shumë”, janë fjalët e Encës në videon e publikuar.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Ndërkohë, është këngëtari nga Kosova, Seven Saraqi, ai i cili ka pohuar së fundmi se do të sjellë një duet me Bebe Rexhën, gjë e cila nuk është konfirmuar nga kjo e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version