Telegrafi

Bebe Rexha këndon në një dasmë shqiptare (Video)

Ajo mbetet ndër artistet më të angazhuara...

Bebe Rexha tregon origjinën e saj shqiptare sa herë që i jepet mundësia, ndërsa nuk heziton të këndojë edhe në shqip.

Për më shumë, këngëtarja me famë botërore ruan afërsinë me familjarët dhe miqtë e saj shqiptarë.

Lexo po ashtu Detaje nga karriera dhe jeta e Bebe Rexhës (Foto/Video)

Në këtë mënyrë, ajo është pjesëmarrëse në evenimente të ndryshme dhe së fundmi ka marrë pjesë në një dasmë.

Në një video të siguruar nga Prive.al, Rexha shihet teksa interpreton hitin e saj “In the Name of Love” në mënyrë të shkëlqyer.

Bleta (emri i vërtetë i këngëtares) vazhdon ta ndërtojë karrierën e saj përmes hiteve dhe duke i kushtuar vëmendje imazhit të saj.