Dje (e mërkurë) është bërë inaugurimi i Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Politikani i cili fitoi kundër Trumpit, është 78 vjeçar dhe ka arritur këtë titull presidencial pas kaq shumë vitesh.
E duket se një e arritur e tillë po shihet si frymëzim nga shumë prej emrave të njohur.
Ndër ta është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila ka shfrytëzuar këtë arritje të presidentit amerikan, për t’i motivuar fansat e saj përmes një statusi në rrjetin social Twitter.
Just wanna let you know. It’s never too late to chase your dreams. Joe Biden is 78 and is becoming the president of the United States today. Don’t give up.
— Bebe Rexha (@BebeRexha) January 20, 2021
“Thjesht dua t’ju njoftoj. Asnjëherë nuk është vonë për të ndjekur ëndrrat tuaja. Joe Biden është 78 vjeç dhe po bëhet president i Shteteve të Bashkuara sot. Mos u dorëzoni”, shkroi 31-vjeçarja në ditën e inaugurimit.
Kujtojmë që edhe vet artistja shqiptare ka kaluar në një sërë peripecish për të arritur ku është sot.
Ajo punoi për shumë vite në muzikë, teksa famën e arriti shumë më vonë duke shkruar këngën “The Monster” të Rihannës dhe Eminemit, nga ku më pas do të vazhdonte suksesshëm publikimin e shumë projekteve solo, që rezultuan të suksesshme. /Telegrafi/