Pasi përfundoi koncertin mbrëmë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka takuar një fanse shumë të veçantë.
Ishte një fanse amerikane, e cila gjatë takimit ishte përkujdesur që t’i sillte Bebes edhe një dhuratë.
Kur këngëtarja hapi atë, mbeti pa fjalë kur e pa që ishte një xhaketë me flamurin shqiptar të qëndisur në të.
“Kjo është xhaketa ime e preferuar”, u shpreh Bebe Rexha duke e veshur menjëherë xhaketën në shenjë gëzimi.
Bebe Rexha asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare, duke e pranuar me krenari se vjen nga Dibra.
Ajo po shijon suksesin e projektit “I Got You” të publikuar kohë më parë dhe që u bë hit botëror. /Telegrafi/