Bebe Rexha duket se është zotuar për të tërhequr vëmendje sa herë që parakalon në tepihun e kuq.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore është kujdesur që të tërheqë interesimin e fotoreporterëve dhe të pranishmëve në gala mbrëmjen ‘Pre-Grammy’ të Clive Davis në qytetin e New Yorkut.
28-vjeçarja nuk i ka lënë shumë imagjinatës me fustanin që kishte zgjedhur të vishte, i cili ishte i gjatë, por edhe i tejdukshëm.
Kantautorja e njohur ka pozuar me shumë yje të njohura, ndërsa nuk ka harruar që t’i vë në pah edhe të pasmet e saj.
Bebe, emri i vërtetë i të cilës është Bleta, e ka publikuar edhe një video në Instagram, ku vë në pah format e saja trupore.
Fustani i saj ishte i gjatë, kurse pjesa e dekoltesë mjaft e hapur. Me një veshje të tillë, tashmë bionde prej kohësh, këngëtarja ishte mjaft tërheqëse.
Ylli botëror i muzikës është gjithmonë e gatshme për sfidat e modës, për këtë arsye imazhet e saja përfundojnë në faqet rozë të mediave kryesore botërore. /Telegrafi/