Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, nuk është treguar shumë aktive në rrjetet sociale që nga fillimi i këtij viti.
Megjithatë, ajo së fundmi u dha mundësinë ndjekësve të saj në Twitter që t’i parashtrojnë nga një pyetje ose t’i bëjnë një përshëndetjeve, të cilave më pas ajo iu përgjigj.
Dhe në mesin e fansave që i shkruan, ishte edhe një nga Ukraina, i cili i shkroi artistes shqiptare: “Përshëndetje nga Ukraina”.
You okay? https://t.co/9bbcUyNwQ6
— Bebe Rexha (@BebeRexha) April 14, 2022
Me të parë këtë status, Rexha iu përgjigj duke i shkruar “A jeni në rregull?”.
Më pas, ajo ka marë një tjetër replikë nga fansi në fjalë, i cili i ka shkruar: “Këtu në rajonin tim është më e qetë se në pjesët e tjera të vendit, por ka alarme ajri gjatë gjithë kohës, kohët e fundit ka pasur disa bombardime aty pranë”.
I’m sending you my love and hope and prayers. Glad you are safe https://t.co/XzyiLK3MqV
— Bebe Rexha (@BebeRexha) April 16, 2022
Dhe e shqtësuar për gjendjan, 32-vjeçarja e rishpërndau më pas të njëjtin status duke shkruar: “Ju përcjell dashurinë dhe shpresën dhe lutjet e mia. Gëzohem që ju jeni mirë”.
Situata në Ukrainë përndryshe vazhdon të jetë mjaft e vështirë, tashmë prej gati dy muajsh rezistence ndaj agresorit rus. /Telegrafi/