Telegrafi

Bebe Rexha e dashur nga të gjithë, fansja e vogël i bashkëngjitet në skenë artistes shqiptare për të kënduar me të

Foto: Florent Rexha/InstaStory/Getty Images/Guliver

Artistja shqiptare me nam botëror, Bebe Rexha, po vazhdon suksesshëm turneun e saj botëror të koncerteve, në mbarë Amerikën.

Së bashku me Jonas Brothers, këngëtarja me origjinë nga Dibra ka performuar në shtete të shumta në kontinentin amerikan, ndërsa në të gjitha sallat ku ka performuar, audienca nuk ka munguar.

Se është shumë e dashur për fansat e saj, Bebe Rexha, e ka treguar gjithmonë, gjersa këtë e dëshmoi edhe më shumë në koncertin e fundit, kur i dha mundësinë një prej fanseve të saj që t’i bashkëngjitet në skenë.

Bebe Rexha në turneun amerikan (Foto: Alexandre Schneider/Getty Images/Guliver)

Bëhet fjalë për një vajzë të vogël, edhe cila mesa duket është një fanse e muzikës së këngëtares, teksa me dëshirë është ngjitur në skenë pranë saj.

Lexo po ashtu Publikohen nominimet për MTV Europe Music Awards 2019, nga shqiptaret dominojnë Bebe Rexha dhe Ava Max - Dua dhe Rita mbesin jashtë

Një video e publikuar në InstaStory nga vëllai i këngëtares, Florenti, tregon momentin e veçantë kur Bebe Rexha mirëpriti pranë vetes vogëlushen.

Ato kanë interpretuar së bashku para publikut këngën “Meant to be”, e cila njihet si njëra ndër këngët më të suksesshme të këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare.

Ndërkohë, duartrokitjet e ngrohta nga publiku nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë përshëndetur artisten për gjestin që bëri, duke i plotësuar ëndrrën fanses së saj të vogël.

Bebe Rexha këndon me fansen e saj të vogël në skenë (Foto: Florent Rexha/InstaStory)

Bebe Rexha përndryshe mori vëmendje edhe me paraqitjen e saj glamuroze, në premierën e filmit “Maleficent 2”, ku ajo është interpretuese e kolonës zanore, të titulluar “You Can’t Stop The Girl”. /Telegrafi/

Bebe Rexha shkëlqeu në premierën e “Maleficent 2” (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)