Bebe Rexha është një prej femrave më atraktive në skenën e muzikës botërore.
Bukuroshja nga Dibra që kurrë nuk e ka mohuar prejardhjen e saj, gjithnjë shfaqet bukur.
Tash në rrjetin social Instagram ajo ka publikuar një foto me një fustan shkëlqyes që shfaqë linjat trupore të biondes joshëse.
Fustani është punuar nga Agust Getty kurse është stiluar nga Maeve Reilly të cilët i falënderoi Bebe në Instagram.
Ishte kjo dukje e punuar e Bebes për American Music Awards ku ajo performoi.
Ndryshe, Bebe Rexha ka qenë prej artisteve aktive këtë vit me hite si “I Got You” dhe “In the name of Love”.
Bebe vazhdon të mbetet single dhe pa të dashur. /Telegrafi/