Site icon Telegrafi

Bebe Rexha: Dua një burrë shqiptar dhe një dasmë tradicionale, nga ato me tupana që zgjasin pesë ditë

Bebe Rexha (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, u rikthye në shtetin shqiptar të hënën e kësaj jave.

Ajo vizitoi familjet e prekura nga tërmetet, gjersa premtoi rindërtimin e dy shtëpive të dy familjeve nevojtare.

Ndërkohë, mes shumë intervistave që dha gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, Bebe Rexha vazhdimisht e ceku krenarinë e të qenit një shqiptare.

Bebe Rexha (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Në intervistën e fundit të dhënë për “Pasditja ime” teksa shoqërohej për në Aeroportin e Rinasit, Rexha tregoi për përshtypjet që i la Shqipëria këto ditë.

Lexo po ashtu Speciale: Vizita e Bebe Rexhës në Shqipëri - Nga iniciativa për të ndihmuar vendin amtar, dëshira për ta vizituar Kosovën e deri te krenaria e një ylli botëror me origjinën e saj

Ajo ndër të tjerash tregoi se do i pëlqente të martohej me një djalë shqiptar, kur u ngacmua nga gazetari për pyetjen rreth jetës private.

Bebe Rexha (Foto: Randy Shropshire/Getty Images/Guliver)

30-vjeçarja nuk e mohoi se do t’i pëlqente të kishte një burrë shqiptar, por është e vështirë që ta gjejë atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – vend ky në të cilin ajo jeton.

Më tej, Bebe Rexha tha se i pëlqejnë shumë këngët e dasmave dhe se do të preferonte që dasma e saj të ishte tradicionale shqiptare, nga ato që zgjasin pesë ditë të shoqëruara me tupana e këngë me motive popullore. /Telegrafi/

https://youtu.be/OdO1Q-mGues?t=822

Exit mobile version