Telegrafi

Bebe Rexha dhe Dua Lipa mund të takohen për herë të parë në Moskë (Foto)

Dy këngëtaret me famë botërore e me prejardhje shqiptare, ndodhen në të njëjtin vend të botës.

Dua Lipa e Bebe Rexha, kanë treguar se janë në Moskë të Rusisë përmes fotografive dhe videove publikuar nga ky qytet.

Këngëtarja Rexha do marrë pjesë në një koncert të madh “Europaplus”, i cili do zhvillohet pas dy ditësh, e me shumë gjasë edhe Lipa do performojë aty.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Edhepse një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar, Lipa ka prapa vetes ekipin e saj me të cilin interpreton në koncerte të mëdha.

Dy këngëtaret nuk janë takuar asnjëherë më parë bashkë, ndërsa Bebe Rexha e Rita Ora, ishin takuar bashkë në Billboard Awards, muaj më parë. /Prive/Telegrafi/