Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar një sukses megaloman me këngën “I’m Good (Blue)”.
Ajo dhe DJ David Guetta e publikuan këtë bashkëpunim në gusht të vitit 2022 dhe që atëherë, kënga ka vazhduar të jetë e dëgjuar mbarë globalisht.
“I’m Good (Blue)” ka arritur të renditet e para në top-listën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me çka edhe është shpërblyer nga Official Charts.
@beberexhaSlay♬ I’m Good (Blue) – David Guetta & Bebe Rexha
Bebe Rexha dhe David Guetta tani kanë shijuar një tjetër sukses, duke shënuar plot një miliard dëgjime në mbarë globin me këngën “I’m Good (Blue)”.
Këtë ata e bënë të ditur përmes një postimi të përbashkët, ku falënderonin njëri-tjetrin për bashkëpunimin e suksesshëm.
…and it just keeps getting better @davidguetta! Thank you to my fans, radio and streaming partners – we couldn’t have done it without you all!! 💙 💙 pic.twitter.com/eiWtwxvAky
— Bebe Rexha (@BebeRexha) January 22, 2023
“…dhe vazhdon të bëhet më mirë David Guetta! Faleminderit fansave të mi, partnerëve të radios dhe transmetimit – nuk mund ta kishim bërë pa ju të gjithëve!”, shkroi artistja shqiptare në një postim falënderues në Twitter.
Duke arritur shifrën e një miliard dëgjimeve në mbarë platformat e transmetimit të muzikës, bashkëpunimi i dyshes është certifikuar me pllakatën ‘US Platinum’, e cila iu jepet këngëve të suksesshme që e tejkalojnë këtë shifër klikimesh.
Ky bashkëpunim i suksesshëm i ka nominuar Bebe Rexhën dhe David Guettan për një çmim Grammy, një çmim Brits dhe dy çmime iHeart Radio Music Awards. /Telegrafi/