Telegrafi

Bebe Rexha dhe David Guetta arrijnë 600 milionë klikime në Spotify dhe 100 milionë sosh në YouTube me “I’m Good (Blue)”

Bebe Rexha dhe David Guetta në MTV Europe Music Awards 2022 (Foto: Getty Images)

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, e ka nisur vitin 2023 me suksese të shumta.

E gjitha vjen nga kënga e saj më e fundit, “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan, e cila që nga koha kur u publikua në gushtin e vitit të kaluar, ka pushtuar top-listat britanike dhe amerikane.

Aktualisht kjo këngë sapo ka tejkaluar shifrën e 600 milionë dëgjimeve në atë që njihet si platforma më e madhe e shërbimeve të transmetimit në botë – Spotify.

Foto: Spotify

Ka qenë njëra prej faqeve të fansave të këngëtares shqiptare, e cila ka publikuar këtë të dhënë duke e cilësuar si këngën më të shpejtë të Bebe Rexhës në karrierën e saj, që arrin një shifër të tillë.

Lexo po ashtu E nisi vitin e zhgënjyer, vazhdoi me suksese dhe përfundoi e nominuar në "Grammy Awards", rrugëtimi inspirues i Bebe Rexhës përgjatë 2022

Por suksesi i tyre nuk ndalet me kaq, pasi “I’m Good (Blue)” ka një performancë të kënaqshme edhe në kanalin YouTube.

Foto: Facebook

Në muajin e parë të vitit, dyshja Bebe Rexha dhe David Guetta arritën që me bashkëpunimin e tyre të tejkalojnë shifrën e 100 milionë klikimeve.

Lexo po ashtu Publikohen nominimet e Brit Awards 2023: Bebe Rexha prek nominimin e parë, Dua Lipa nominohet sërish

“I’m Good (Blue)” përveçse vazhdon që të qëndrojë akoma në top-listat e muzikës si një prej këngëve më të dëgjuara të momentit, është nominuar gjithashtu në dy prej ceremonive më të mëdha të ndarjes së çmimeve amerikane dhe britanike, respektivisht në ‘Grammy Awards 2023’ dhe në ‘Brit Awards 2023’.

Në ‘Grammys’ ata janë nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”, gjersa në ‘Brits’, dyshja e suksesshme luftojnë për të marrë në duar çmimin “Kënga më e mirë ndërkombëtare”. /Telegrafi/

Bebe Rexha dhe David Guetta në MTV Europe Music Awards 2022 (Foto: Ian West/PA Images via Getty Images)