Bebe Rexha ka arritur të shënojë sukses të jashtëzakonshëm me këngën e re.
“Last Hurrah” u manifestua me shumë polemika për skenat atraktive e të cilësuara si provokative.
Bebe Rexha mohoi se qëllimi ishte që të provokonte.
Me këngën e re “Last Hurrah” ajo ka arritur plot 14 milionë klikime në vetëm dy javë.
“Last Hurrah” është pjesë e albumit të ri të Bebe Rexhës.
Aktualisht Bebe është pa të dashur.
Ndërkohë ajo shpesh është kritikuar për peshën e saj, ku shumë disenjatorë refuzuan të punojnë me të. /Telegrafi/