Site icon Telegrafi

Bebe Rexha arrin 10 milionë ndjekës në Instagram

Bebe Rexha (Foto: Cindy Ord/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, këto ditë është shndërruar në kryetemën e mediave shqiptare.

Ajo realizoi një vizitë në atdheun e saj të dashur, Shqipëri, për të parë nga afër gjendjen e shqiptarëve pas tërmeteve të fundit që goditën shtetin.

30-vjeçarja u prek nga gjendja e vështirë e bashkëkombësve të saj, teksa premtojë se do të bëjë të pamundurën për t’iu ndihmuar atyre.

Bebe Rexha i gëzoi me ëmbëlsira fëmijët gjatë vizitës së saj në Shqipëri (Foto: Telegrafi)

Teksa vazhdon të jetë një prej emrave më të suksesshëm në rrafshin ndërkombëtar – sukseset për Bebe Rexhën duket se nuk kanë të ndalur.

Lexo po ashtu Speciale: Vizita e Bebe Rexhës në Shqipëri - Nga iniciativa për të ndihmuar vendin amtar, dëshira për ta vizituar Kosovën e deri te krenaria e një ylli botëror me origjinën e saj

Ajo është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan çdo herë me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Bebe Rexha (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Vetëm në rrjetin social Instagram, ajo numëron tashmë plot 10 milionë njerëz që e ndjekin atë.

Bebe Rexha bëhet me 10 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram (Foto: SC/Bebe Rexha/Instagram)

Kjo shifër e arritur duket të jetë një tjetër sukses për këngëtaren shqiptare, e cila ka qenë gjithnjë e hapur për fansat në rrjetet sociale, duke folur hapur edhe për vështirësitë në jetën e saj dhe stigmën që e shoqëron.

Kështu, ajo bëhet shqiptarja e tretë më e ndjekur në këtë rrjet social, që pasohet nga Rita Ora që renditet e dyta me 15.6 milionë, dhe Dua Lipa e cila prin e para me 36.7 milionë njerëz që e ndjekin në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version