Site icon Telegrafi

Bebe Rexha argëtohet me muzikë shqip gjatë fundjavave me familjarët e saj

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, nuk i harron asnjëherë rrënjët e saj.

Ajo flet mjaft mirë shqip, ndërsa me sa ka treguar përmes rrjeteve sociale, ajo dhe familja e saj janë edhe fansa të muzikës shqipe.

Këtë gjë e ka treguar edhe së fundmi, duke publikuar në InstaStory një video të vëllait të saj, Florentit, dhe kushëririt të saj, ku shfaqen duke kërcyer nën tingujt e këngës shqipe në pishinë.

Lexo po ashtu Bebe Rexha arrin gjashtë milionë ndjekës në Instagram, hidhet në pishinë nga gëzimi

Nga brohorimat e këngëtares në video, vërehet se ajo e ndjen shumë adrenalinën kur në sfond është muzika shqiptare.

Bebe Rexha mbajti koncert në Tiranë në tetor të vitit 2016, ndërsa hera e fundit kur ishte në Shqipëri, ishte vera e vitit 2017, ku së bashku me familjen erdhi për pushime.

Është përfolur se këngëtarja me famë botërore mund të mbajë një koncert edhe në Kosovë, në muajin tetor të këtij viti, por deri më tani ende asgjë s’është konfirmuar.

Sido që të jetë, vet Bebe Rexha në shumë prej intervistave ka potencuar se ndjehet krenare me prejardhjen e saj, ndërsa shumica prej ndjekësve të saj në rrjetet sociale janë shqiptarë. /Telegrafi/

Exit mobile version