Site icon Telegrafi

Beatrix Ramosaj ‘thumbon’ sërish: Komshinjtë e kujt do të çmenden këtë javë

Beatrix Ramosaj ka vazhduar të ‘thumbojë’ dhe të përdorë fraza që u bën të famshme gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP.

Një koment i këngëtares në foton e Bora Zemanit pas takimit romantik të prezantuese me Donald Veshajn në BB VIP u bë viral, kur Ramosaj nisi një lidhje me aktorin pak javë pas takimit të tyre.

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh, me zemer në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit, të dua zemër”, kishte shkruar Beatrix në koment.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Ndërkohë, të njëjtën e ka përdorur edhe sot (e mërkurë) në një postim në Twitter duke marrë vëmendjen e fansave.

“Komshinjtë e kujt do të çmenden këtë javë”, ka shkruar Beatrix në postim.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë, por krijuesja e këngës “Faj” prej ditësh ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix si një histori e njohur për publikun po vazhdon të komentohet pavarësisht se gjërat mes çifteve kanë përfunduar.

Lexo po ashtu Bora Zemani gënjeu publikun për 1 prill se po "sillte këngë" gjersa Beatrix nuk e tregoi saktë titullin këngës së re

Pas një takimi me Borën në Big Brother VIP, Donaldi nisi një lidhje romantike me Beatrix brenda shtëpisë së famshme, por ata i ndanë rrugët menjëherë pas përfundimit të spektaklit. /Telegrafi/

Exit mobile version