Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, vazhdon të jetë njëra nga më të pëlqyerat në estradën shqiptare.
Anipse nuk është shumë aktive në industrinë muzikore, ajo nuk ndalet duke postuar imazhe të ndryshme në rrjete sociale.
Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Beatrix ka mahnitur 460 mijë ndjekësit e saj.
E veshur në një fustan me gur vezullues, bukuroshja brune i ka bashkangjitur dukjes edhe një grim të rëndë, ndërsa flokët i ka të lidhura lartë.
Si duket një imazh i tillë është realizuar në bashkëpunim me stilisten me të cilën këngëtarja ka punuar.
“Pa ndjenjë” titullohet projekti muzikor i fundit nga ajo, e që nga atëherë ka grumbulluar 1.1 milion klikime në platformën Youtube. /Telegrafi/