Site icon Telegrafi

Beatrix Ramosaj shfaqet pa makijazh: Më duhet një mesazh që më ndreq disponimin

Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram/beatrixramosaj)

Njëra nga artistet më të pëlqyera është padyshim Beatrix Ramosaj, e cila gjithmonë i mban të informuar fansat e saj përmes rrjeteve sociale për çastet që i kalon. 

Nga secili postim ajo rrëmben vëmendjen e ndjekësve të saj, duke numëruar kështu 350 mijë të tillë në rrjetin social Instagram.

Beatrix vazhdon të mbetet aktive në publikimin e fotografive atraktive e disa prej tyre edhe provokative.

Një të tillë e ka postuar në rrjetin social Instagram, ku përkundër postimeve të tjera, në këtë të fundit ajo duket pa makijazh.

“Më duhet një mesazh i ëmbël që të më ndreqë disponimin”, ka shkruar Beatrix në përshkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Exit mobile version