Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Ibiza.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe me bikini, duke vënë në pah linjat atraktive.
Ndonëse viteve të fundit nuk është aktive në muzikë, Ramosaj po arrin që të rrëmbejë vëmendjen e fansave përmes fotografive të ndryshme që publikon në rrjetet sociale.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave nuk mungojnë për bukuroshen, e cila bashkë me të vëllanë kanë udhëtuar së fundmi drejt Spanjës për të bërë disa ditë pushime.
Ndryshe nga Beatrix, vëllai i saj Alban Ramosaj vijon të jetë më i angazhuar në muzikë me projektet muzikore që sjell herë pas here. /Telegrafi/