Site icon Telegrafi

Beatrix Ramosaj publikon fotografi nga pushimet në Dubai, nuk mungon gjesti që konsiderohet dedikim për Donaldin

(Foto: Instagram/beatrixramosaj)

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj ka udhëtuar për pushime në Dubai, e shoqëruar nga kushërira e saj, Anxhelina Hadërgjonaj.

Me këtë rast, këngëtarja ishte vënë në qendër të thashethemeve, duke qenë se opinionistja e BBV, Balina Bodinaku – në komunikim me një person tjetër – i thoshte se një shoqe e saj që punonte në një agjenci udhëtimesh, i kishte thënë se Trixa është në pushime me të dashurin e saj.

Nuk mungoi reagimi i Beatrixës kundrejt Balinës, por edhe kundër-reagimi i kësaj të fundit , ndërkohë që u mësua se me kë kishte udhëtuar artistja për pushime.

(Foto: Instagram/anxhelina)

Ndërsa gjatë të mërkurës, këngëtarja i ka publikuar disa imazhe nga pushimet e saja në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Lexo po ashtu Beatrix reagon ashpër ndaj opinionistes Balina Bodinaku: Të jetë hera e fundit që ti shpif për mua, ose do të ndjek rrugë ligjore

Në njërën prej fotografive, ajo bën gjestin e ‘Spider Man’ që njihet si ‘fiksimi’ i Donald Veshajt, të dashurit të saj brenda shtëpisë së Big Brither VIP.

(Foto: Instagram/beatrixramosaj)

“Tani po e kuptoj përmasat që ka marrë ky format, unë jam adhurues i filmave ‘Marvel’ dhe ‘Spiderman’ është personazh shumë i dashur për mua”, kishte sqaruar aktori kur u pyet për gjestin që ishte komentuar shumë në rrjetet sociale, madje konsiderohej si sinjal dërguar ish-të dashurës Bora Zemani, gjë që u përgënjeshtrua nga ai.

“Vetëm duroni, po shkojmë në shtëpi”, është përshkrimi që u ka vënë ajo këtyre fotografive.

Lexo po ashtu Beatrix hedh poshtë hatërmbetjen ndaj Donaldit, shpreh mbështetjen për aktorin përmes një videoje në Instagram

Kujtojmë që gjatë të mërkurës, Beatrixa ka shprehur mbështetjen për Donaldin që të dalë fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP duke publikuar në InstaStory një video të të dashurit të saj, ku shihet teksa interpreton këngën “Faj”, të cilën Ramosaj e publikoi pas daljes nga shtëpia, si një dedikim për aktorin. /Telegrafi/


Exit mobile version