Pas pushimeve verore në bregdetin shqiptar, Beatrix Ramosaj ka udhëtuar drejt një vendi Evropiani për vizitë.
Këngëtarja e njohur e shoqëruar nga nëna e saj, po qëndron në qytetin austriak, Vjenë.
Të shumta kanë qenë edhe imazhet dhe videot atraktive të postuara nga atje të këngëtares, e cila edhe njihet për stilin unik të veshjes.

E me shumë stil është shfaqur edhe në fotografit e reja, teksa shihet rrugëve të Vjenës.

Në disa prej tyre Beatrix shihet me një veshje klasike të shkurtër të kombinuar me çizme të zeza, ndërsa mban në duar një buqetë me trëndafila të kuq.
Ndërsa, në disa imazhe që ka hedhur më vonë, ajo shfaqet me një dukje më të thjeshtë, xhinse dhe bluzë me mëngë të gjata.
Këngëtarja dukej atraktive dhe në formë të mirë, duke dëshmuar kështu se i kushton rëndësi të madhe paraqitjes së jashtme.
Beatrix kohë më parë u rikthye me një projekt të ri muzikor, kënga e saj e fundit është “By my side” e realizuar edhe me videoklip. /Telegrafi/