Ajo është njëra nga këngëtaret që jo shpeshherë publikon këngë, por ato të paktat të saj janë të pëlqyera.
Bëhet fjalë për këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila vazhdon të ruajë kontaktin me fansat përmes rrjeteve sociale.
Ditën e sotme (e martë) bukuroshja brune ka publikuar një fotografi, ku shihet mjaft atraktive me pozat e marra.
E veshur në mënyrë tërheqëse, Beatrix i ka bashkangjitur një grim të rëndë dukjes, ndërsa për aksesorë ajo i ka cilësuar vathët me shkëlqim si më të duhurit.
Ndryshe, “Pa ndjenjë” titullohet projekti i saj i fundit i realizuar para dy viteve, ndërsa për një rikthim të mundshëm, këngëtarja ende nuk ka informuar publikun e gjerë. /Telegrafi/