Site icon Telegrafi

Beatrix Ramosaj mahnit me fustanin e zi, vë në pah këmbët e tonifikuara

Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram/beatrixramosaj)

Ajo është njëra ndër këngëtaret që është dëgjuar në masë të madhe nga fansat.

Por, Beatrix Ramosaj që një kohë të gjatë nuk ka pasur prurje të reja muzikore, ani pse siguron që të mbajë të azhurnuar ndjekësit e saj.

Në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka marrë vëmendje të madhe përmes disa pozave atraktive të realizuara.

E veshur me një fustan të zi, ajo në rend të parë ka vënë në pah këmbët e tonifkuara, për të cilat komentohet mjaft shumë.

Lexo po ashtu Beatrix Ramosaj mahnit me pozat në bikini: Duke të pritur ty

Të gjithë kësaj dukje ajo i ka shtuar makijazh të rëndë, teksa flokët e lakuara i ka lënë të lira mbi supe.

Në dy imazhet e para ajo ka të njëjtën pozë, kurse në të fundit, ku shihet e ulur në karrige, i mundëson asaj ekspozimin edhe më të shumtë të trupit.

Sidoqoftë, edhe pse nuk ka paralajmëruar për ndonjë projekt muzikor, “Pa ndjenjë” mbetet hiti i fundit nga këngëtarja, i realizuar tre vite më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version