Këngëtaret e njohura të estradës shqiptare, Beatrix dhe Anxhelina, janë të njohura për jetën luksoze që bëjnë.
Së fundmi dyshja kanë vendosur që për pushime të kenë destinacion Dubain, nga edhe po mbajnë të azhurnuar fansat.
Në një postim të fundit nga Ramosaj, bukuroshet janë shfaqur nga shkretëtira Red Sand, ndërsa merrnin poza para kamerës.
Që të dyja janë parë në një motoçikletë, teksa me veshjet provokuese u theksoheshin tiparet trupore.
“Duke vozitur çmendurisht me Anxhelinën”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.
Vlen të përmendet se Hadërgjonaj së shpejti do të rikthehet në skenën muzikore, ndërsa edhe ka paralajmëruar projektin e ri muzikor. /Telegrafi/