Site icon Telegrafi

BDI: Deshi apo jo LSDM dhe OBRM-PDUKM, Presidenti i ardhshëm do të zgjidhet në Kuvend

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se deshi apo nuk deshi OBRM-PDUKM dhe LSDM, presidenti i ardhshëm do të zgjidhet në Kuvend.

Lexo po ashtu LSDM dhe OBRM-PDUKM refuzojnë kërkesën e BDI-së që presidenti të zgjidhet në Kuvend

Nga BDI thonë se të njëjtat parti ishin kundër kryeministrit të parë shqiptar, mirëpo i njëjti sipas tyre sot është realitet.

“OBRM-PDUKM dhe LSDM tashmë janë bashkuar kundër kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Frontit Evropian për zgjedhjen e presidentit në Parlament, si pikë kryesore e Platformës që lideri Ali Ahmeti e theksoi në promovimin e Bujar Osmanit për president shteti.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian i përkujton dy partitë e lartpërmendura se, ashtu siç u bë Kryeministri i parë shqiptar, do të bëhet edhe Presidenti i parë shqiptar”, thonë nga BDI.

Koalicioni i gjerë multietnik Fronti Europian, shtojnë nga atje, ka dëshmuar se politikat e BDI-së kanë qenë dhe janë për barazi të plotë të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe religjioni, ndërsa synimi kryesor mbetet anëtarësimi sa më i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian./Telegrafi/

 

Exit mobile version