Ngjarje të tjera interesante po vazhdojnë të ndodhin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Kësaj here protagonistë janë dy nga banorët, këngëtarja Fifi dhe ish-futbollisti Granit Cana.
Dyshja e kanë kaluar mbrëmjen shumë pranë njëri-tjetrit, duke shpërfaqur një intimitet ndryshe nga raportet me banorët tjerë.
Ata kanë fjetur në krevate pranë e pranë njëri-tjetrit, ndërsa në një moment i kanë bashkuar duart, në momentin që vendosën t’ia futën gjumit.
Dy banorët gjithashtu janë kapur nga kamerat e shtëpisë duke komunikuar me shenja, me ç’rast kanë nxitur dyshimet se mes tyre po zhvillohet një raport shumë më i afërt se të tjerët.
Big Brother VIP ka ndarë me ndjekësit në Instagram këto pamje, duke treguar se Fifi dhe Graniti po ia kalojnë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit. /Telegrafi/