Site icon Telegrafi

BBC provokon Poposkin: Në politik u futët që të hidhni gaz lotsjellës ndaj fëmijëve?

“Vendi juaj përdori gaz lotsjellës ndaj shumë njerëzve, përfshirë edhe fëmijë. Pyetem, a është kjo pse u futët në politik”, në mënyrë provokuese pyeti ministrin e jashtëm Nikolla Poposki, gazetari i cili zhvillonte intervistën për “BBC News Night”, transmeton Telegrafi.

“Nuk është korrekte që të nxirret konkluzioni i tillë” u përgjigj Poposki.

Sipas shefit të diplomacisë maqedonase, Maqedoni po tenton t’i zbatoj vendimet e Këshillit të BE-së gjegjësisht t’i pengoj kalimet ilegale në kufirin jugor dhe të siguroj qendra pranimi ku do të regjistrohen emigrantët.

“Paramendoni të jenë pjesë e forcave të sigurisë dhe të ballafaqoheni me situatë në të cilën keni tentim me dhunë nga qindra burra të rinj që të futen në territorin tonë pa u regjistruar vullnetarisht apo të shkojnë në qendrën e pranimit. Mendoj se kjo është në linjën e asaj që e arritëm si marrëveshje në nivel evropian. Nëse më pyetni mua, Maqedonia do ta kishte më mirë të hap kufirin dhe t’i lëshoj të gjithë emigrantët të kalojnë territorin e saj dhe të shkojnë nëpër vendet e Evropës Perëndimore. Por, kjo është ajo që kundërshtojnë vendet- anëtare të BE-së. Ata theksuan se duan sistem gjithëpërfshirës të migracionit dhe kërkues të besueshëm për azil, që do të regjistrohen dhe do t’i plotësojnë kushtet. Maqedonia nuk është pjesë e BE-së, por gjendet në rutën kryesore të emigracionit” tha Poposki.

I pyetur, kush është fajtor për këtë situatë, Poposki deklaroi se hedhja e fajit nuk është formulim i duhur për situatën.

Exit mobile version