Telegrafi

BBC: Liverpooli refuzon ofertën prej 100 milionë euro për Coutinhon

Britain Football Soccer - Liverpool v Middlesbrough - Premier League - Anfield - 21/5/17 Liverpool's Philippe Coutinho celebrates scoring their second goal Action Images via Reuters / Carl Recine Livepic

Liverpooli e ka seriozisht që ta mbajë së paku edhe një vit Philippe Coutinhon.

Sipas BBC, Liverpooli e ka refuzuar ofertën e fundit të bërë nga Barcelona.

Mediumi i njohur anglez shkruan se Barca kishte bërë ofertë në vlerë pre 100 milionë euro.

Liverpooli e sheh si të pashitshëm lojtarin dhe si lider të skuadrës që do ta kërkojë këtë vit titullin në Ligën Premier.

Pas largimit të Neymar, Barcelona është duke e kërkuar zëvendësuesin e tij dhe në listë është edhe Dembele i Borussia Dortmund. /Telegrafi/