Site icon Telegrafi

BBC kërkon falje për raportimin sa i përket bastisjes së ushtrisë izraelite në spital

BBC ka kërkuar falje pasi që prezantuesja e tyre bëri disa pretendime, se Izraeli kishte shënjestruar personelin mjekësor dhe ata që flisnin gjuhën arabe gjatë operacionit ushtarak në spitalin Al-Shifa në Gaza.

“Kjo ishte e pasaktë dhe keq citim i raportit të Reuters. Ajo që duhet të kishim thënë ishte se forcat e IDF-së përfshinin personel mjekësor dhe folës të gjuhës arabe për këtë operacion,” tha më vonë transmetuesi britanik, transmeton Telegrafi.

“Kërkojmë falje për këtë gabim, i cili ishte nën standardet tona të zakonshme editoriale. Versioni i saktë i ngjarjes u transmetua pak minuta më vonë”, tha BBC.

Ky televizion u kritikua për raportimin për luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Lexo po ashtu Izraeli publikon fotografitë: Këto janë forcat speciale që hynë në spitalin më të madh në Gaza

Kërkimfalja erdhi pasi udhëheqësit hebrenj kritikuan transmetuesin britanik. Në rrjetet sociale është shpërndarë videoja ku gazetarja citon një raport të agjencisë së lajmeve Reuters.

Gazetarja thotë se ushtria izraelite ka konfirmuar se do të kryejë një “operacion të saktë dhe të shënjestruar” kundër grupit terrorist Hamas në spitalin Al-Shifa në Gaza.

“Kemi dëgjuar nga Reuters se Izraeli thotë se forcat e saj po kryejnë një operacion kundër Hamasit në spitalin Al-Shifa në Gaza dhe po synojnë njerëz, duke përfshirë ekipet mjekësore, si dhe folësit e gjuhës arabe. Ata gjithashtu thonë se Izraeli po u bën thirrje të gjithë operativëve të Hamasit në spital të dorëzohet menjëherë”, u tha ndër tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version