Mediumi i madh britanik BBC ka bërë vlerësimin e futbollistëve në sfidën eliminatore për Euro 2020.
Kosova u mposht me rezultat 5-3 nga Anglia, por humbja mbeti në plan të dytë, pasi paraqitja e djelmoshave dardanë ishte për çdo lëvdatë.
Golat në këtë ndeshje për Dardanët u shënuan nga Valon Berisha (1′, 49′) dhe Vedat Muriqi (55′).
Paraqitja e Valon Berishës është vlerësuar lartë edhe nga mediumi i madh britanik BBC, të cilët i kanë dhënë notën më të lartë.
Pas ndeshjes, BBC ka bërë vlerësimin ku ylli i Kosovës është notuar me 7.54, duke lënë pas yje si Raheem Sterling dhe Jadon Sancho.
Ylli i Dortmundit u notua me 7.32, ndërsa ai i Cityt 7.21, duke lënë shumë mbrapa bashkëlojtarët e tyre anglez.
Te Kosova, pas Berishës erdhi Muriqi me notë 6.83, i pësuar nga Bersant Celina me notë 6.72.
Më poshtë keni vlerësimin e futbollistëve nga BBC:
Kosova:
Anglia:
/Telegrafi/