Nga e hëna është zyrtarizuar edhe çifti i tretë në shtëpinë e ‘Big Brother 8’. Tea dhe Fisniku i kanë dhënë puthjen e parë njëri-tjetrit, në fakt ka qenë Fisniku ai që e mori hapin i pari duke ja vjedhur atë.
Ata kanë vendosur që këtë gjë mos t’ua tregojnë banorëve dhe kërkojnë që ky të jetë sekreti i tyre.
Ky ka qenë një vendim i Teas, ndërsa Fisniku e ka respektuar, por deri kur do të vazhdojnë ta ruajnë këtë sekret duhet ta shohim në vijim.
Çifti i ri vazhdimisht iu shmanget banorëve të tjerë dhe shijojnë romancën në vendet kur ata janë vetëm.
Fisniku i shkon shpesh prapa duke i thënë “eja të puth pak shpejt, se mos vinë banorët”. Tea bën rolin e lozonjares, herë i thotë jo dhe më pas afrohet për ta puthur. /Telegrafi/