Derisa Veseli u ka pohuar disa bashkëbanorëve në Big Brother se Tea asnjëherë nuk i ka thënë që ajo pëlqen Fisnikun, ka nxitur reagimin e Teas.
Veseli ka thënë se pasi kishte kuptuar se Tea me Fisnikun mund të kishin diçka bashkë, atëherë ishte larguar.
Pasi ka dëgjuar se Veseli është duke komentuar për të, Tea i është drejtuar duke i thënë: “Nëse ke diçka për mua ma thuaj mua dhe jo të tjerëve”.
Tea i thotë Veselit që mos të thotë sikur “ajo i paska bërë këto veprime që të marrë pikë nga Veseli”. Alba që dëgjon diskursin e Veselit me Tean, i drejtohet asaj duke e pyetur “nëse nuk do të jepej klipi i Teas me Fisnikun, a do t’i tregonte Veselit për lidhjen e krijuar me Fisnikun?”.
Tea ia ka sqaruar Albës duke thënë se kur ka vendosur ta mbajë sekret lidhjen me Fisnikun, i është thënë që mos ia tregoni asnjërit, “prandaj kam qenë e kufizuar që mos t’ia them askujt, sepse gjithnjë kam dashur ta ndaj këtë gjë me Xhensilën dhe njerëzit që kam afër brenda në shtëpi”.