Telegrafi

Bayerni skuadra e vetme që ka bërë ofertë zyrtare për Sergino Dest

Sergino Dest. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Bayern Munich është skuadra e vetme që ka bërë ofertë zyrtare për Sergino Dest.

Mbrojtësi i djathtë amerikan ka bërë një sezon fantastik me Ajaxin, duke zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.

Barcelona, Paris Saint Germain dhe Bayern Munich janë skuadrat që janë interesuar për të.

Por sipas asaj që kanë raportuar mediat holandeze, është vetëm kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich që ka bërë një ofertë zyrtare.

Sergino Dest. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Barcelona dhe PSG vetëm se e kanë përcjellë dhe e pëlqejnë lojtarin, por ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë.

Nga ana tjetër rekordmenët e Gjermanisë kanë bërë ofertë e parë zyrtare prej 20 milionë euro.

Kjo ofertë është refuzuar nga Ajaxi që i ka bërë të qartë bavarezëve se për ta lënë të lirë Destin duan rreth 30 milionë.

19-vjeçari amerikan në 36 ndeshje zyrtare me Ajaxin ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime. /Telegrafi/