Anthony Martial po i kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Manchester United.
Sulmuesi francez është në vitin e fundit të kontratës me Djajtë e Kuq.
Kontrata e sulmuesit me Unitedin skadon në verën e vitit 2019 dhe lojtari nuk ka pranuar rinovimin.
United i ka ofruar kontratë të re pesë vjeçare me përmirësim të pagës, por Martial dëshiron të largohet nga klubi.
Kësisoj skuadrat e mëdha evropiane janë vënë pas sulmuesit të talentuar francez.
Garës së fundmi iu ka shtuar edhe gjiganti gjerman Bayern Munich që po interesohet për francezin.
Juventus dhe Chelsea gjithashtu e duan lojtarin nga top klubet evropiane.
United po kërkon rreth 45 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre të largohet.
Gjithsesi në garë mbetën edhe skuadra tjera si Borussia Dortmund, Tottenham Hotspur, Roma e Atletico Madrid. /Telegrafi/