Thiago Alcantara pritet të largohet nga Bayern Munichu këtë verë, ndërsa shefi ekzekutiv, Karl-Heinz Rummenigge, pret oferta në ditët në vijim.
Liverpooli është lidhur me transferimin e spanjollit, mirëpo bavarezët akoma nuk kanë marrë ofertë konkrete nga kampioni i Anglisë.
Mirëpo, në një intervistë për Welt am Sonntag, Rummenigge është pyetur lidhur me situatën e mesfushorit dhe ka pranuar se do të largohet.
“Duket sikur ai do të na lë. Ka qenë e rëndësishme për të që të dëshmonte se mund të luajë në ndeshje të mëdha”.
“Kur është fjala për atë (largimin), është një përfundim që dhemb paksa. Pres një ofertë për të në ditët e ardhshme”, ka thënë shefi i Bayernit. /Telegrafi/
Can't let go 🏆🤣#UCLfinal pic.twitter.com/lIi6QGmKGF
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 23, 2020