Ylli argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala pëlqehet shumë nga skuadra e madhe gjermane, Bayern Munich.
Dybala nuk po kalon ditët e tij më të mira këtë sezon të Juventusi, pasi ka mbetur nën hijen e portugezit Cristiano Ronaldo.
Argjentinas ka humbur edhe vendin e titullarit të rregullt dhe nuk po i pëlqen aspak kjo situatë te Juventusi.
Kjo situatë ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të shikojnë me kujdes mundësinë e transferimit të argjentinasit.
Sipas mediumit italian Tuttomercato, Bayern Munichu po përgatit një lëvizje për transferimin e Dybalas në verë.
Karl Heniz-Rummenigge thuhet se është një tifoz i madh i yllit argjentinas, i cili ka qenë i lidhur me një largim të Juventusit tash e disa javë.
Interi, Manchester City dhe Liverpooli thuhet se janë gjithashtu në kërkim të Dybalas, i cili ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022.
Dybala këtë sezon ka zhvilluar 29 ndeshje në të gjitha garat, teksa ka shënuar tetë gola dhe ka bërë gjashtë asistime. /Telegrafi/