Telegrafi

Bayerni nuk do ta transferojë Sangaren, top klubi anglez gati ta paguaj klauzolën e mesfushorit

Edhe pse flitej për një transferim të sigurt të Ibrahim Sangares te Bayern Munich, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë që aktivizohet me PSV Eindhoven ishte një nga prioritetet e bavarezëve për repartin e mesfushës.

Megjithatë kampioni në fuqi i Gjermanisë ka hequr dorë nga transferimi i tij dhe nuk do të aktivizojë klauzolën e tij.

Lexo po ashtu Bayerni e bën prioritet transferimin e Ibrahim Sangares

Gazetari i Sky Sport i afërt me Bayernin, Florian Plettenberg ka konfirmuar se Bayern nuk do ta transferojë këtë verë Sangaren.

Megjithatë lojtari mund të largohet nga PSV Eindhoven dhe ta vazhdoj karrierën në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Liverpooli është futur në garë për transferimin e tij me The Reds që nuk kanë mundur t’i sigurojnë shërbimet e Moises Caicedos dhe Romeo Lavias.

The Reds janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e Sangares e cila është 37 milionë euro për ta transferuar atë në Anfield. /Telegrafi/