Edhe pse flitej për një transferim të sigurt të Ibrahim Sangares te Bayern Munich, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë që aktivizohet me PSV Eindhoven ishte një nga prioritetet e bavarezëve për repartin e mesfushës.
Megjithatë kampioni në fuqi i Gjermanisë ka hequr dorë nga transferimi i tij dhe nuk do të aktivizojë klauzolën e tij.
Gazetari i Sky Sport i afërt me Bayernin, Florian Plettenberg ka konfirmuar se Bayern nuk do ta transferojë këtë verë Sangaren.
Megjithatë lojtari mund të largohet nga PSV Eindhoven dhe ta vazhdoj karrierën në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Been told again: #Sangaré is NO transfer target for FC Bayern this window! No negotiations. @SkySportDE 🇨🇮 https://t.co/OI5Tj7EJqA
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) August 15, 2023
Liverpooli është futur në garë për transferimin e tij me The Reds që nuk kanë mundur t’i sigurojnë shërbimet e Moises Caicedos dhe Romeo Lavias.
The Reds janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e Sangares e cila është 37 milionë euro për ta transferuar atë në Anfield. /Telegrafi/