Site icon Telegrafi

Bayerni nis bisedimet me Juventusin për De Ligt

(Foto: Instagram/mdeligt_)

Bayern Munichu i ka nisur bisedimet me Juventusin për Matthijs de Ligt, ndërsa lojtari është i interesuar që të ndodhë ky transferim.

Bianconerët kanë qenë në bisedime me Chelsean në lidhje me qendërmbrojtësin holandez qe disa javë duke ua bërë të qartë se ai nuk do të shitet lirë.

Fondet e grumbulluara nga shitja eventuale e 22-vjeçarit do të shfrytëzohen për përforcimin e skuadrës, prandaj nevojitet një ofertë e majme.

(Foto: Instagram/mdeligt_)

Siç transmeton Sky Sports Germany, Bayerni e ka kontaktuar Juven për De Ligt dhe bisedimet kanë nisur në mënyrë pozitive.

Lexo po ashtu Chelsea me ofertë të re për De Ligt

Futbollisti tashmë ka biseduar me trajnerin Julian Nagelsmann dhe drejtorin sportiv, Hasan Salihamidzc, ndërsa thuhet se i kanë lënë përshtypje.

De Ligt ka klauzolë prej më shumë se 100 milionë eurosh për prishjen e kontratës, ndërsa Juventusi mund ta shesë për një shumë ndërmjet 60 dhe 80 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version