Telegrafi

Bayerni në bisedime me Pochettinon, e zbulon legjenda e klubit

Mauricio Pochettino (Getty Images)

Ish-mesfushori i Bayern Munchut, Didi Hamann ka zbuluar se klubi i tij i vjetër është në kontakt me trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino.

E ardhmja e trajnerit veteran Jupp Heynckes është e paqartë në Bayern, pasi trajneri gjerman ka kontratë të përkohshme deri në fund të sezonit dhe me shumë gjasë pritet të largohet.

Kështu, mediat gjermane kanë zbuluar se drejtuesit Bavarezë janë në kontakt me trajnerin Pochettinon.

Një gjë të tillë e ka zbuluar edhe legjenda e klubit, Hamann, i cili ka thënë se gjermanët e kanë në opsion Pochettinon.

Pochettino (Getty Images)

“E di që Bayern Munich ka kontaktuar Mauricio Pochettino dhe se ai ishte një opsion dhe ndoshta ai është ende opsion”, ka thënë fillimisht Hamann për Sky Deutschland.

“Fakti që trajneri i Bayernit flet gjermanisht mund të jetë një kriter i rëndësishëm, por sigurisht nuk është vendimtar”.

“Ata do të përpiqen të marrin trajnerin më të mirë të mundshëm”.

“Për mua, do të ishte trajner i Tottenhamit”, përfundoi ish-mesfushori i Bayernit dhe Liverpoolit. /Telegrafi/