Telegrafi

Bayerni mposht Interin dhe largohet me pikë të plota nga Meazza

(Foto: Twitter/UEFA Champions League)

Bayern Munichu ka regjistruar fitore komode përballë Interit (2-0) në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Giuseppe Meazza.

Vetëm një gol u realizua në fraksionin e parë, ndërsa realizues ishin mysafirët. Rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të të takimit me golin e Leroy Sane, i cili e priti në mënyrë të mrekullueshme një asistim fantastik nga Joshua Kimmich, e kaloi portierin dhe shënoi.

Bavarezët vazhduan të bënin më shumë presion kundrejt portës vendase, mirëpo në 45 minutat e para nuk pati gola të tjerë.

(Foto: Twitter/FC Bayern Munich)

Skuadra mysafire vazhdoi të luante më mirë edhe në gjysmën e dytë, gjatë të cilës po ashtu arriti të shënonte gol.

Kombinim i mrekullueshëm i lojtarëve të ekipit gjerman u kompletua me goditjen e Sane drejt portës, ndërsa në përpjekje që ta largonte topin, Danilo D’Ambrosio realizoi autogol (66’).

(Foto: Twitter/UEFA Champions League)

Rikujtojmë se Interi dhe Bayerni janë pjesë e ‘grupit të vdekjes’ – Grupit C, ku luan edhe Barcelona që triumfoi me rezultat të thellë (5-1) ndaj Viktoria Plzenit. /Telegrafi/