Telegrafi

Bayerni mendon të zëvendësojë Comanin me Dembelen

Klubi i madh gjerman, Bayern Munichu është i hapur ndaj ndryshimit si një mënyrë për të fituar para, pasi synojë të zëvendësojë Kinglsey Coman me Ousmane Dembele të Barcelonës.

Me kontratën e Coman që skadon në vitin 2023 dhe negociatat në bllokim, drejtuesit e Bayernin po mendojnë disa ide.

Ata duan të jenë proaktivë dhe të marrin së paku një tarifë transferimi nga shitja e tij në këtë verë vend që ta lejojnë atë të largohet falas verën e ardhshme.

Lexo po ashtu Man Utd dhe Real Madrid alarmohen nga mundësia e transferimit të Coman

Drejtuesit e klubit bavarez tashmë kanë menduar edhe për pasuesin e francezit, pasues i cili po ashtu është me kombësi të njëjtë dhe njeh kampionatin gjerman.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Bayern Munich do të konsiderojë zëvendësimin e Comanit me yllin e Barcelonës, Dembele, gjatë verës.

Lexo po ashtu Dembele ka marrëveshje personale me Juventusin, por ai ëndërron të transferohet te një skuadër tjetër

Bayern e sheh Dembelen si një zëvendësues të përshtatshëm, pasi sulmuesi anësor francez do të jetë lojtar i lirë në verë.

Megjithatë, marrëveshja me Dembele nuk do të jetë e lehtë pasi lojtari po lidhet edhe me një transferim te Juventusi dhe Paris Saint-Germain.  /Telegrafi/