Site icon Telegrafi

Bayerni lodhet nga Vidali, gati t’i dëgjojë ofertat në drejtim të tij

Vidal është ringjallur me formën e tij nën drejtimin e Jupp Heynckes

Gjiganti gjerman, Bayern Munichu janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për mesfushorin e tyre, kilianin Arturo Vidal.

Një objektiv afatgjatë i Arsenalit dhe Chelseat, Vidal, ka dëshpëruar rëndë drejtuesit e Bayernit, të cilët tani kanë vendosur të shesin atë.

Sipas revistës Kicker, Bayerni janë të pakënaqur me paraqitjet e Vidalit dhe nuk janë të sigurt se ai mund të ri-gjej formën e tij më të mirë.

Lexo po ashtu Arsenali rivalizon Interin për Vidalin

Kontrata e kilianit skadon në qershor të vitit 2019 dhe gjigantët bavarezë rrezikojnë ta humbasin atë falas.

Vidal nuk është në formën më të mirë në këtë sezon (Getty Images)

Bayerni besojnë se mund të fitojnë plot 50 milionë funte apo rreth 60 milionë euro nga shitja e tij në janar të vitit 2018 ose më së largu në qershor.

Raportet në Kili këtë vit pretenduan se Antonio Conte kishte biseduar me Vidalin – dhe se mesfushori ishte duke mësuar anglisht përpara një kalimi në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Vidal në Inter gjatë janarit?

Megjithatë, skuadrat angleze do të kenë konkurrencë të fortë për të nënshkruar me mesfushorin kilian.

Kjo pasi, edhe gjigantët italian të Interit e kanë dëshirë të kamotshme transferimin e tij dhe thuhet se me zhbllokimin e transferimeve ata do të bëjnë ofertë zyrtare për Vidalin. /Telegrafi/

Exit mobile version