Bayern Munich është duke tentuar që të transferojë Denzel Dumfries në këtë afat kalimtar veror.
Bavarezët janë duke e shikuar nga afër paraqitjen e reprezentuesit të Holandës në Euro 2020.
Mbrojtësi i PSV Eindhoven po dhuron paraqitje të mira dhe Bavarezët e duan transferimin e tij.
Sipas asaj që raporton Sky Sport, kampioni i Bundesligës është i gatshëm që të paguajë 15 milionë euro për kartonin e tij.
Dumfries ka bërë dy paraqitje deri më tani në Kampionatin Evropian dhe forma e tij po rritet në vazhdimësi.
Kështu, Bayerni po nxiton që t’i marrë shërbimet e tij sa më parë që të jetë e mundur. /Telegrafi/