Antonio Rudiger nuk është më në planet e gjigantit gjerman Bayern Munich.
Mbrojtësi gjerman mbetet i lirë në fund të këtij edicioni pasi kontrata e tij me Chelsean skadon.
Klubi londinez po mundohet ta bind për një kontratë të re, por problem mbetet paga e lartë e tij.
Paga e lartë që kërkon mbrojtësi gjerman është problem edhe për Bayernin e Munichut, që ka hequr dorë nga transferimi i tij.
Kampioni i shumëfishtë i Gjermanisë nuk është në gjendje t’i jap më shumë se 11 milionë euro në sezon, shumë që nuk i afrohet kërkesave të Rudiger.
Kësisoj Bild ka raportuar se bavarezët janë tërhequr nga pista e Rudiger dhe tani synojnë transferimin e danezit Andreas Christensen.
Ashtu si gjermani edhe danezi mbetet i lirë në verë dhe Bayerni është gati t’i ofrojë kontratë katër vjeçare me pagë prej 10 milionë eurove në sezon.
Gjithsesi edhe për danezin gara është e madhe pasi ai kërkohet edhe nga Barcelona, Roma e Inter. /Telegrafi/