Drejtori gjeneral i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar se ata janë të gatshëm të shesin Thiago Alcantaran në këtë verë, nëse pranojnë shumën e duhur.
Mesfushori spanjoll ka edhe një vit kontratë me Bavarezët, derisa është duke u lidhur me një kalim te Liverpooli.
Rummenigge zbuloi se edhe lojtari u ka konfirmuar atyre që dëshiron një aventurë të re, andaj 29-vjeçari do të jetë i lirë të largohet nga Allianz Arena në rast se pranojnë ofertën e duhur.
“Në lidhje me Thiagon, lojtari na konfirmuar se dëshiron të provojë një sfidë të re”, ka thënë i pari i klubit gjerman.
“Nëse një klub na kontakton ne dhe ofron shumë e duhur, do të punojmë në këtë drejtim”.
“Deri më tani, ende nuk kemi pasur kontakte me asnjë klub, ndërsa ato çfarë thuhen në mediat, mbetën vetëm thashetheme”, ka shtuar më tej Rummenigge.
Alcantara thuhet se po kërkohet nga Jurgen Kloppi dhe thuhet se marrëveshja pritet që të mbyllet shumë shpejtë. /Telegrafi/