Site icon Telegrafi

Bayerni futet në garë për Rudigerin, synon ta marrë me parametra zero

Antonio Rudiger është futur në vitin e fundit të kontratës me Chelsean dhe ende nuk ka vazhduar atë.

Chelsea me këmbëngulje po synon ta vazhdoj kontratën me yllin gjerman, por Rudiger ende nuk ka pranuar rinovimin dhe po pret ofertat.

Real Madridi po shihet si favorit për transferimin e tij, por në garë është futur fuqishëm edhe kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich.

Mediat në Gjermani kanë raportuar se bavarezët do të tentojnë në janar të gjejnë një marrëveshje me lojtarin, në mënyrë që ai t’i bashkohet si transferim i lirë në verën e vitit të ardhshëm.

28-vjeçari kërkon një pagë prej rreth 12 milionë euro në sezon dhe Bayerni është gati t’ia plotësojë këto kërkesa nëse e merr si lojtar të lirë.

Rudiger është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion, ku në 20 ndeshje ka shënuar dy gola e dy asistime.

Përveç Bayernit e Realit, në garë për gjermanin është edhe Paris Saint Germain, Barcelona e Roma. /Telegrafi/

Exit mobile version