Georginio Wijnaldum do të largohet në verë nga Liverpooli.
Mesfushori holandez është futur në vitin e fundit të kontratës me The Reds dhe nuk ka pranuar rinovimin.
Gjiganti anglez i ka ofruar rinovimin në tri raste, por Wijnaldum është i vendosur të largohet për një aventurë të re.
30-vjeçari është duke u kërkuar nga Barcelona dhe Inter, por së fundmi në garë është futur edhe Bayern Munich.
Kampioni në fuqi i Evropës po tenton ta përforcojë mesfushën dhe Wijnaldum pëlqehet shumë nga ta.
Mediat në Gjermani kanë raportuar se drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic është futur në bisedime me agjentin e lojtarit.
Gjithsesi favorit për të nënshkruar me ‘Tulipanin’, mbetet gjiganti spanjoll Barcelona.
Wijnaldum këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar tre gola. /Telegrafi/